“Më pritën me liko dhe liker”, Yuri Kim kalon pasditen në Dhërmi: Një zonjë më mbushi duart me fiq
Ambasadorja amerikane Yuri Kim po shijon pushimet në jug të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasadorja e SHBA-së ka ndarë disa pamje sesi e ka kaluar një pasdite me gratë e Dhërmiut, me të cilat ka pirë edhe ‘kafe e raki’.
“Shëtitje gjatë perëndimit në Dhërmi. Mësova se si po restaurohet qyteti. Ndalova për kafe dhe raki ndërkohë që po admiroja pamjen.
Gratë që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ishin të shkëlqyera dhe me humor. Ato sollën liko, liker dhe treguan histori të këndshme.
Madje një zonjë më tregoi shtëpinë e saj dhe më pas më mbushi duart me fiq. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen dhe që më treguat zemrën tuaj të vërtetë prej shqiptari”, shkruan Kim.