Mbyllja e lokaleve të natës në Sarandë, dixhejt duan pagë lufte
Vendimi i qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 ka bërë që shumë biznese të pësojnë hunbje.
Ky vendim sipas bizneseve të Sarandës po përkthehet në humbje, ndërkohë që polica është në terren për të monitoruar dhe ndëshkuar të pabindurit.
Megjithatë, shumica e bizneseve e kanë respektuar këtë vendim duke shmangur grumbullimin e njerzëve.
“Saranda pa jetën e natës është thuajse zero, për faktin se është ajo që thith njerëzit”, shprehet një nga administratorët e lokaleve të natës në Sarandë.
Dixhejt me mbylljen e natës janë kategoria më e prekur.
Ata kanë kërkuar ndihmë nga shteti që tu jap dhe pagë lufte pas këtij vendimi.