Greqi/ Shqiptari plagos me thikë infermieren, më pas vetëvritet duke u hedhur nga kati i 5-të i spitalit
Një 59-vjeçar ka plagosur me thikë një infermiere në spitalin e Atikës në Greqi.
Mësohet se shqiptari pasi ka thirrur për ndihmë infermierën në dhomë e ka qëlluar atë më thikë.
Sipas mediave greke, 59-vjeçari më pas është është vetëvrarë, duke u hedhur nga kati i pestë i spitalit.
Infermierja është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit dhe deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera.
Hetimi paraprak po kryhet nga policia.