FOTOT/ VIP-at nisin pushimet, Saranda destinacioni më i preferuar
Pushimet e verës të këtij viti nuk kanë asnjë ndryshim nga një vit më parë, pavarësisht se prej më shumë 5 muajsh vendi ynë është i përfshirë nga pandemia.
Tashmë qytetet bregdetare janë mbushur me pushues ndërsa mes tyre sigurisht që janë edhe VIP-at që po shijojnë këto ditë të nxehta vere.
Ndonëse ushtimet jashtë Shqipërisë kanë qenë të pamundura por nga rrjetet sociale është parë që një pjesë e madhe e personazheve publik po pushojnë në jug të vendit, e mesa duket në rivierën shqiptare nuk kalohet keq.
Saranda ka qenë një nga destinacionet më të preferuar të VIP-ve shqiptarë për të pushuar.
këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka treguar përmes disa fotove se po pushon disa ditë në Ksamil. Në një kohë që edhe konceretet janë anuluar, ajo ka pasur më shumë kohë për të pushuar.
Edhe moderatori i njohur Ardit Gjebera është duke pushuar në Sarandë, ku ka vendosur që disa puntata të emisionit të tij ti bëjë në këtë qytet.