Faqja e njohur: Plazhet e Sarandës që duhet t’i vizitoni në 2020

Shqipëria ruan shumë befasi për ju, shkruan Krishna Teja për faqen turistike pickyourtrail.com.

”Vija jugore bregdetare e Shqipërisë është e mbushur me fshatra të bukur, rrugë me kalldrëm dhe plazhe të lezetshme me ujëra të kthjellëta. Shqipëria ka shumë befasi që i ka të rreshtuara për ju.

Shqipëria është bërë një destinacion i njohur veror. Vija bregdetare befasuese dhe plazhet e shkëlqyera në Shqipëri janë arsye e qartë pse ky vend tërheq kaq shumë turistë.

Riviera Shqiptare është ”shtëpia” e shumë vendeve interesante dhe për t’i bërë gjërat disi më të përshtatshme për planet tuaja të udhëtimit në Europë, po ju rendisim plazhet më të mira në Shqipëri që duhet të vizitoni në vitin 2020.

Borshi

Konsiderohet si plazhet më të gjata në bregdetin e Jonit. Borshi është i njohur për ujin e kaltër dhe bregdetin e rregullt. Bregu i detit, disa kilometra i gjatë, është akoma i ruajtur nga industria e udhëtimeve masive.

Plazhi i Lukovës

Plazhi i Lukovës është bregdeti më i famshëm shqiptar përgjatë Rivierës dhe është me të vërtetë ndoshta plazhet më të mira në Shqipëri. Ai është i rrethuar me gjelbërim dhe ujë krejtësisht të pastër blu.

Plazhi Pulëbardha

Një plazh i shkëlqyer, por i vogël midis Sarandës dhe Ksamilit. Gjendet në veri të Ksamilit.

Plazhi i Mangos

Një plazh i famshëm në Sarandë, i cili ka të gjitha kënaqësitë që ju kërkoni për një ekskursion të jashtëzakonshëm. Saranda është gjithashtu një bazë mahnitëse për të eksploruar Shqipërinë e Jugut dhe ka shumë hotele dhe restorante për të zgjedhur në varësi të nivelit të buxhetit tuaj.

Plazhi i Pasqyrave

Në një farë mase perla e fshehur për pjesën më të madhe të vitit, megjithatë në gusht bëhet pak më tërheqëse. Ky plazh është popullor në mesin e banorëve lokalë dhe gjendet në veri të Ksamilit.

Ksamili

Ka me të vërtetë disa plazhe në Ksamil, kështu që ju nuk do të keni problem të gjeni një vend të këndshëm. Sidoqoftë, megjithëse Ksamili është vërtet një parajsë në Evropë, gjatë korrikut dhe gushtit, ai do të jetë i mbushur me njerëz njësoj si vendet e tjera më të mira në rajonin e Mesdheut.