Covid-19 i merr jetën skulptorit të njohur nga Gjirokastra
Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19!
Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.
Bajo prej ditësh ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.
53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve.
Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.