Bëri per spital një tjetër, prangoset 32-vjecari nga Saranda
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. A., 32 vjeç, banues në Sarandë, pasi ky shtetas ditën e djeshme dyshohet se është konfliktuar fizikisht dhe ka kanosur shtetasin A. F, për motive të dobëta.
Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.