Ava Max flet shqip: Jam nga Saranda, më pëlqen byreku me petë!
Këngëtarja e disa hiteve e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max, emri i së cilës është Amanda Koçi ka dhënë intervistën e saj të parë për mediat shqiptare, me moderatoren e “Ditë e re”, RTV ORA, Arjola Shehu teksa flet edhe shqip.
Ava foli për rrënjët e saj, ku pavarësisht se ajo ka lindur në USA, babain e ka nga Qeparoi dhe mamin nga Saranda.
Ava nuk nguroi të falenderonte Arjola Shehun teksa kjo e fundit i tha se ka shumë fansa nga Shqipëria dhe e duan shumë.
Planet e Avës ishin që të vinte këtë vit në Shqipëri por për shkak të pandemisë nuk mundi, megjithëse shpreson që të vijë sa më shpejt të jetë e mundur, vitin e ardhshëm. Më tej Ava shton se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri.
“Dua të vi shumë, kam shumë familjarë atje që po më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë.
Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloia vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë: