VIDEOLAJM/ Fundoset anija ushtarake në Dhërmi! Shkaku: Zhvillimi i turizmit nënujor
Fundoset në Drimadhes anija polumbare kineze e viteve 1970. Kjo anije nuk përdorej prej 30 vitesh.
Tashmë ajo ka dalë nga baza e Pashalimanit dhe është fundosur në det për qëllime turistike.
Burimet thanë se po zbatohet një projekt i ministrisë së turizmit dhe asaj të mbrojtjes për të krijuar një muze nënujor në jug të vendit.
Anija që u fundos sot në Drimadhes, në Dhërmi ka ardhur në Shqipëri në vitin 1974 dhe ka qenë pjesë e marinës së Vlorës.
Siç shihet nga pamjet anija është zhytur rreth 200 m larg bregut në Drimadhes dhe do të mund të vizitohet nga të pasionuarit pas sportit të zhytjes.
Në projekt janë parashikuar të zhyten edhe anije të tjera ushtarake, që kanë dalë jashtë funksionit.
???? Pamje nga mbytja e ish anijes ushtarake në Dhërmi????, e cila tashmë do të jetë një atraksion turistik ????për të apasionuarit e botës nënujore#visitalbania #pushoshqip ????????
Posted by Sarandanews.com on Tuesday, July 28, 2020