VIDEO/ Plazhi i Shpellës Lukovë: Vend i fshehtë që nuk e dinë të gjithë

Ky vend është një ndër plazhet më të preferuar për ata që duan të ikin nga zhurma dhe duan të kalojnë disa ditë relaksi në vendin ku natyra ka bërë mrekulli.

Bëhet fjalë për Plazhin e Shpellës Lukovë, vend ky i cili popullarizohet shumë më shumë në sezonin e verës, plazh ky i cili frekuentohet më së shumti nga të huajt.

Turistët vendës dhe të huaj nuk i rezistojnë këtij fshati për të shijuar disa ditë pushimesh. Ky vend ka një det dhe rërë të pastër, ku natyra është tërësisht e virgjër.

Rruga që të shpie tek plazhi “Shpella” është rrugë gjarpërore dhe u asfaltua në vitin 2011, gjë kjo që ia mundëson turistëve vizita më të lehta.

Panorama që të shfaqet përpara syve pas çdo metri udhë që përshkon me makinë është e mrekullueshme. Pas pak kilometrash që përshkruhen në pak minuta, shfaqet plazhi “Shpella”.

Që në momentin e parë kupton se për fat betoni nuk e ka “infektuar” këtë perlë të fshehur. Lokalet janë të gjitha prej druri. Nuk ka asnjë gjurmë betoni.

Numri i turistëve në këtë fshat, është çdo vit e në rritje, gjë që jep një shpresë për bizneset e kësaj ane.

???? Plazhi i Shpellës, #Lukovë ????????????#visitsaranda #visitlukove #pushoshqip ????????

Posted by Sarandanews.com on Tuesday, July 21, 2020