Tomorri merr tre pikë më vështirësi në Delvinë
Delvina ka marrë një tjetër rezultat negative në sfidën e zhvilluar në fushën e saj kundër Tomorrit.
Rezultati përfundimtar u mbyll me shifrat 0-2 në favor të ekipit beratas që merr një tjetër 3 pikësh të artë, duke mbajtur vendin e parë në renditje.
Autorët e golave për skuadrën e Tomorrit ishte Karamani në minutën e 60-të dhe Bilos në minutën e 92-të që i dhanë fitoren skuadrës së tyre.
Sfidën të dy ekipet e mbyllën me 10-të veta pas daljes me karton të kuq të Bilos nga Delvina dhe Daullxhiut nga Tomorri.
Pas këtij tre pikëshi Tomorri mban vendin e parë me 55 pikë, ndërsa Delvina renditet në vendin e nëntë me 25 pikë. /Sarandanews.com/
KLASIFIKIMI