Skeda e pasurisë së deklaruar –Spartak Çoçoli –Prokuroria e Gjirokastrës
Prokurori Spartak Çoçoli i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër do të përballet të premten më 3 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për të përbëhet nga Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.
Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Prokurorinë e Gjirokastrës.
Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas përfshirjes së tij në një hetim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dyshohej për veprën penale të korrupsionit. Aktualisht, çështja e tij ndodhet në SPAK, ndërkohë që Çoçoli ka mohuar akuzat.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Spartak Çoçoli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]
Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Prokurori Spartak Çoçoli nuk deklaronte asnjë pasuri në vitin 2003, ndërkohë që deri në fund të vitit 2018 deklaron vetëm kursime në cash prej 300 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 19.8 milionë lekë. Rreth 82% e të ardhurave burojnë nga paga për shkak të funksionit të prokurorit, ndërkohë që pagat e familjarëve zënë 16%.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë për vitit 2003
Deklarata e pasurise për vitit 2004
Deklarata e pasurisë për vitit 2005
Deklarata e pasurise për vitit 2006
Deklarata e pasurisë për vitit 2007
Deklarata e pasurisë për vitit 2008
Deklarata e pasurisë për vitin 2009
Deklarata e pasurisë për vitin 2010
Deklarata e pasurisë për vitin 2011
Deklarata e pasurisë për vitin 2012
Deklarata e pasurisë për vitin 2013
Deklarata e pasurisë për vitin 2014
Deklarata e pasurisë për vitin 2015
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Deklarata e pasurisë për vitin 2017
Deklarata e pasurisë për vitin 2018