Sezoni turistik, Tatimet nisin kontrrollet për zbatimin e planit të masave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka nisur zbatimin e planit të masav për Sezonin Turistik 2020.
Ky plan synon informimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike, në mbarë vendin, në sektorin e veprimtarive të turizmit (bar, restorant, hoteleri etj.) për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, si dhe rritjen nivelit të vetëdeklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.
Situata e pazakontë e këtij viti, për shkak të COVID-19, e bën edhe më të rëndësishme mbarëvajtjen e sezonit, e cila është në interes të së gjithë ekonomisë, si dhe të bizneseve, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike.