“S’do votojnë për siglën dhe emrin e kryetarit”, Alket Hyseni: Shqiptarëve do t’u japim një votë më të fortë
Deputeti socialist Alket Hyseni tha nga foltorja e Kuvendit se me ndryshimet Kushtetuese vota e shqiptarëve do të jetë më të fortë, pasi nuk do të vendosin vetëm për kryetarin dhe siglën e partisë, por për deputetin që duan.
“Sot është një ditë e rëndësishme, do të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë. Sot shqiptarëve do u japim një votë më të fortë se ajo që kishin.
U ftuan të gjithë aktorët dhe faktorët që dinë për Kushtetutën, shoqëria civile dhe dhanë mendime të vyera që u pasqyruan.
Drafti ka dy ndryshime, nenet 64 dhe 68, janë të thjeshta, i japin votës së shqiptarit sikur e ka merituar, nuk do të votojnë më vetëm për siglën dhe emrin e kryetarit, por do të kenë mundësi të zgjedhin emrin që mendojnë se është më i miri, që shkon deri në 100%.
Ia lëmë kohës sa e thellë do të jetë kur të diskutojmë Kodin Zgjedhor“, tha ai.