PD Sarandë takim në Finiq, nisin propozimet e kandidatëve për bashki dhe deputetë
PD e Sarandës zhvilloi sot mbledhjen për propozimet e kandidatëve për deputet dhe kryetarë bashkie.
Mbledhja e PD Sarandë u zhvillua në Finiq ku ishin të pranishëm Hariz Mema që nuk pranoi te jepte dorheqjen për të qenë kandidat për deputet ose kryetar bashkise, si dhe i deleguar për të mbuluar këtë proçes Romeo Gurakuqi, ish deputeti i Shkodrës.
“Partia Demokratike Dega Sarande sot nisi ne nivel Grup Seksioni procesin e konsultimeve, propozimeve dhe perzgjedhjeve te kandidateve per deputet dhe kryetar bashkie sipas Udhezimit Nr 60 te dates 25.06.2020 te PDSH.
Vijuam takimet me antaret e grupseksioneve Finiq dhe Mesopotam me pranine e anetarit te Grupit te Kordinimit z.Romeo Gurakuqi.
Kemi pare angazhim, pjesemarrje, vullnet, vleresim, frymezim, shprese dhe propozime nga anetaret drejt suksesit te padiskutueshem ne perballjet elektorale.
#Ditemetemirasebashkudrejtfitores”, shkruan Hariz Mema. /Sarandanews.com/