Ndërron jetë 27-vjeçari i prekur nga Covid-19/ Shërbimi Infektiv: I riu ishte asimptomatik
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me një 27-vjeçar nga Kavaja, cili ka ndërruar jetë sot në Shërbimin Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se i riu ishte asimptomatik ndaj Covid-19.
“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.”-thuhet në njoftim.