Masakrohet për vdekje 20-vjeçari në Gjirokastër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër mbrëmjen e sotme ku një i ri ka humbur jetën.
Incidenti ka ndodhur si pasojë e një sherri dhe pasi është goditur me mjete të forta 20-vjeçari ka ndërruar jetë.
Nga raportimet e para thuhet se i riu është pjesë e komunitetit rom të lagjes Zinxhira.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.