Kërkesa për hapjen e lokaleve/ Ruçi: Kanë të drejtë, por kjo nuk varet as nga Qeveria, as nga…
Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit i është përgjigjur kërkesës së deputetit Valteri për rishikim e aktit normative që mbyll lokalet e natës e muzikën pas orës 20:00.
Ruçi iu dha atyre të drejtë që ankohen dhe kërkoi mirëkuptimin e tyre duke qenë se kemi të bëjmë me fluks të pandemisë, që nuk varet as nga qeveria, as nga ai vetë.
”Shiko, sigurisht që nuk ishte diskutim për procedurë, se ai është për shqyrtim, mund ta mirrje fjalën, më vonë.
Tashti duhet të mirëkuptojmë një gjë që asnjë qeveri në botë, edhe shqiptare është më e interesuar se kushdo tjetër që veçanërisht sezonit turistik të funksionojnë të gjitha këto lokale, edhe neve, këtu në sallë, edhe bizneset që preken nga kjo, sigurisht është me detyrim përcaktim si rezultat i rritjes së fluksit të pandemisë dhe kuptohet që kur muarmë vesh që në botë nuk bëhet ceremonia për Nobel, në fund gushti bëhet konferencë e kryetarëve të gjithë botës nuk bëhet në Vjenë, në botë shpallet Reali kampion dhe tifozët në shtepi, Liverpuli mbrëmë dhe tifozët lëshonin fishekzjarre nga shtëpitë, askush nuk e dëshiron këtë, ndaj ju lutem shumë të lëmë emocionalitet politike dhe të jemi ne shembujt e parë për të dhënë, ajo është me shumë dhimbje, ata kanë plotësisht të drejtë, por kemi të bëjmë me fuqi madhore. nuk varet as nga qeveria as në dorë tënde, as në dorë time”- tha ai.