Grabiten me dhunë dy të moshuar në Gjirokastër, hajdutët futen nga dritarja dhe i mbajnë peng
Një çift të moshuarish janë grabitur me dhunë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, ndërsa bëhet me dije se hajdutët që kanë qenë të paktën dy, janë futur nga dritarja e shtëpisë së tyre dhe i kanë mbajtur peng për 2 orë derisa u kanë marrë një sasi parash.
Kryefamiljari Laze Shehu u ka dhënë grabitësve 180 mijë lekë të vjetra dhe më pas ata janë larguar.
Ndërkohë, Policia deri në këto momente ka shoqëruar për ngjarjen 4 persona.