FOTOT/ “Shqipëria e bukur”: Gjirokastra, qyteti i gurtë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot të promovojë qytetin e Gjirokastrës.
“Shqipëria e bukur????????❤, Gjirokastër????”, shkruan Rama në postimin e tij, duke shpërndarë disa foto fantastike nga qyteti i gurtë.
Sot Kryeministri Rama ka qenë për vizitë në këtë qytet ku ka ndjekur nga afër fazën përmbyllëse të investimit për ujin e pishëm që do të sigurojë furnizim 24 orë edhe për 9600 abonentët e zonës historike.
Ai projekt parashikon edhe rindërtimin e sistemit të kanalizimeve, duke garantuar eliminimin e humbjeve dhe abuzimeve shumëvjeçare në rrjetin kryesor.
#BeautifulAlbania????????❤️#Gjirokastër????
Posted by Edi Rama on Monday, July 13, 2020