FOTO/ Bizneset në Golem bllokojnë rrugën në bregdet, Berisha poston dhe fshinë menjëherë denoncimin

Në zonën e plazhit të Golemit, disa biznese që operojnë në atë zonë kanë vendosur struktura betoni në rërë, duke bllokuar rrugën e pushuesve.

Kjo problematikë ka sjellë një shqetësim të madh te pushuesit që frekuentojnë këtë zonë tek ish “Mak Albania”.

Këtë denoncim të pushuesve e ka postuar edhe ish kryeministri Sali Berisha në rrjetin e tij social facebook.

Por, postimi i Berishës ka zgjatur fare pak në faqen e tij, pasi e ka fshirë menjëherë statusin.

Më poshtë po përcjellim të plotë disa foto nga bllokimi i rrugës që është bërë në Golem, si dhe postimin e fshirë nga Sali Berisha. /Sarandanews.com/