Ekipi i fushatës, Lulzim Basha zgjedh ish-financierin e PD-së Ilir Dervishin për Sarandën
Të deleguarit e Partisë Demokratike që do të drejtojnë proçesin e kandidaturave për deputet në bazë nuk janë as më shumë e as më pak se një përzierje ish-ministrash e drejtorësh të rëndësishëm në kohën e qeverisjes së Berishës (ndër ta edhe të përfolur) me disa emra zyrtarësh partiakë të propozuar nga Lulzim Basha.
Gazeta “Si” sjell listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash.
Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017, për të cilin ka një kallëzim penal nga ana e PS-së.
Ilir Dervishi është zgjedhur për të mbuluar zonën e Sarandës, së bashku me ish deputetin e Shkodrës, Romeo Gurakuqin.
Më poshtë lista e plotë e ekipit të fushatës së Lulzim Bashës.