COVID-19 në Greqi/ 43 të infektuar në 24 orët e fundit, 36 turistë të huaj
43 persona janë konfirmuar me koronavirus gjatë testeve të kryera në 24 orët e fundit në Greqi.
Mësohet se mes të infektuarve, 36 persona janë turistë të huaj, ndërsa raste të brendshme janë më pak se ditën e djeshme.
Turistët e huaj të cilët rezultuan pozitivë ne testet e kryera në Greqi u ndaluan në pikat kufitare tokësore, detare apo aeroporte.
Autoritetet në Greqi kanë rritur testimet për shkak të sezonit turistik, dhe duket se të huajt po rikthejnë edhe njëherë COVID-19 në Greqi.