BATUTAT/ Rama: Ishe xhep fals kur more detyrën. Tërmet Peçi: Rrugën e bëri komandanti im, s’kai si ti

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Tepelenës 1.8 kilometra që lidh segmentet rrugore Levan- Tepelenë dhe Tepelenë- Gjirokastër- Kakavijë.

Rama thotë se me këtë investim i hapet rrugë Tepelenës turistike si dhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët.

Ministrja Balluku ka bërë me dije se në kuadër të investimeve në Tepelenë por rikontstruktohet edhe ura e Ali Pashës që është monument kulture por rrezikonte të binte për shkak të njërës këmbë.

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi ka shtuar se me këto investime po bëhet realitet ëndrra e të parëve pasi këto s’janë parë prej shekujsh dhe Tepelena tashmë me investimet në infrastrukturës rrugore del për 50 kilometra në bregdet. Më tej ata theksojnë se ky Bypass i hap rrugë edhe ekspozimit turistik të Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë që Rama e konsideron se dikur ishte një xhep fallco.

Biseda e plotë
Rama
: Të kujtohet atëherë kur erdha atëherë në Kurvelesh, dhe dolën ata që këndonin aty dhe më thotë ai gjiganti “aman mos e thuaj këtë se as komandanti i madh se bëri dot…
Tërmet Peçi: Po ja që s’e bëri komandanti yt, po e bëri komandanti im
Rama: Unë i thashë kjo do të bëhet, edhe dalja në det e Tepelenës, lidh komplet gjithë qarkun e Gjirokastrës në një kohë brenda ditës me Himarën, kështu që paketa turistike bëhet e plotë dhe t’i nga xhep false kthehesh në pikë kyç. Ishe xhep false kur u bëre kryetar Bashkie. Kishe një grumbullim banesash  në anë të një shtegu dhish, por në vend të dhive ke pasur makina. Ja si është bërë tani.
Tërmet Peçi: Në se me lejon, do thoja që kryetar bashkie më të mirë se unë ka pasur dhe do të ketë, por kryeministër që të marrë përsipër dhe të bëjë realitet, gjithë këto vepra nuk ka. Kjo është gjë që duket.
Rama: Po lëri këto

Gjithashtu shefi i qeverisë shrehet se ky segment ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike.

BATUTAT/ Rama: Ishe xhep fals kur more detyrën. Tërmet Peçi: Rrugën e bëri komandanti im, s’kai si ti

Posted by Sarandanews.com on Monday, July 13, 2020