Alket Qendro emërohet drejtori i ri i Portit të Sarandës
Alket Qendro është drejtori i ri i Portit të Sarandës.
Qendro merr këtë detyrë të re pas largimit të drejtoreshës Kozeta Statha.
Kjo e fundit do të drejtojë Kadastrën e Sarandës, duke zëvendësuar Ardian Kolën, i cili u largua pak ditë më parë.
Alket Qendro ka marrë menjëherë detyrën ku sot ka bërë dhe prezantimin si drejtori i ri i portit të Sarandës. /Sarandanews.com/