Adrian Gurma inspekton punimet tek rruga “Riviera” në Ksamil: Javën e ardhshme përfundon e gjitha
Ditën e djeshme Bashkia e Sarandës hodhi shtresën e parë me asfalt në një segmentet rrugore mjaft të rëndësishme në Ksamil, rrugën “Riviera”, duke lehtësuar qarkullimin e automejteve gjatë sezonit turistik.
Ditën e sotme për të parë ecurinë e punimeve nga afër ka qenë vetë kryebashkiaku Adrian Gurma.
Gurma shprehet se këtë fundjavë punimet do ndërpriten, por siguroi që javën e ardhshme do të përfundojë e gjitha.
“Inspektuam sot punimet ????????????♂️,që po shkojnë drejt përfundimit në disa rrugë????të Ksamilit????
Do t’i ndërpresim punimet në fundjavë,për të vazhduar me mbylljen e plotë të tyre dhe plotësimin me elementët e nevojshëm në javën e ardhshme.✅
Ecim➡️”, shprehet kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/
Inspektuam sot punimet ????????????♂️,që po shkojnë drejt përfundimit në disa rrugë????të Ksamilit????Do t’i ndërpresim punimet në…
Posted by Adrian Gurma on Friday, July 17, 2020