Zjarr në një dyqan në Sarandë, shkrumbohet gjithçka
Një servis pajisjesh telefonike në Sarandë është përfshirë nga zjarri.
Servisi eshte në pronësi të Bexhet Munga ndodhej në katin e parë të një pallati 7 katësh.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e zjarrit për të mos u përhapur nëpër katet e tjera të pallatit.
Në kohën kur ka shpërthyer zjarri nuk ka pasur asnjë person në dyqan, pasi pronarët ishin larguar në shtëpi për pushimin e drekës.
Po punohet për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri me dëme të konsiderueshme materialesh.