Vlorë, mbytet një person duke u larë në det
Një person ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa ka qenë duke u larë në det.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë.
Pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
72-vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Lidhur me ngjarjen, hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.