Territori i bashkisë Finiq sërish pre e hajdutëve, vidhen 4 banesa
Vjedhjet në territorin e bashkisë së Finiqit vijojnë të mbeten një problem mjaft i madh për banorët e zonës.
Së fundmi katër banesa kanë re pre e hajdutëve ditët e fundit.
Të katërta banesat ishin ngjitur me njëra tjeterën ku janë vjedhur gjithëçka që ka pasur brenda.
Vjedhja këtë rradhë nga hajdutët është bërë në fshatin Krane.
Kujtojmë që kreu i bashkisë Finiq i ka kërkuar disa herë Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt takime për këto problematika, që janë kthyer në shqetësimin kryesor të banorëve të zonës. /Sarandanews.com/