Takimi në Sarandë, Gjiknuri kërkesë Lleshajt: Për prishjen e objekteve në jug duhet koordinim me strukturat lokale
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është pjesëmarrës në një takim me Kryetarët e Bashkive Sarandë, Delvinë, Himarë, Finiq e Konispol, deputët e qarkut Vlorë, përfaqësues e drejtues vendorë, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, për të diskutuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik, masat për mbrojtjen e mjedisit dhe kundër ndërtimeve pa leje, luftën antikanabis dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.
Gjatë këtij takimi, fjalën e ka marrë deputeti Damian Gjiknuri, i cili i ka bërë disa kërkesa Lleshajt, duke theksuar atë për prishjen e objekteve pa leje.
Sipas Gjiknurit, duhet të bëhet një kordinim me strukturat lokale, pasi nuk duhet të krijojnë shqetësim për pushuesit në këtë periudhë sezoni.
‘Ka një kërkesë nga Saranda, më saktë qarku Vlorë. Unë e di që shpeshherë vihen në aksion për prishjen. Po bëni koordinim për strukturat lokale. Marrë rastin e disa ditëve më parë, për prishjen e disa bizneseve.
Nga kjo anë duhet koordinim, se nga ana qytetarëve duhet kjo. Normal që ka ankesa si ndodhi për lungomaren, por bashkëpunimi duhet, se krijohet shqetësim për pushuesit në këtë periudhë sezoni. Natyrisht që të tjerat ju i dini, po doja t’i nxir