Situata alarmante me COVID-19, Rama: Jemi ende në kohë, rrezikojmë të mbyllemi sërish
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot situatën e COVID-19 në Shqipëri.
DEKLARATA E RAMËS
Unë isha dhe jam dakord me të gjithë ata që kërkonin që të ktheheshin në normalitet. Nga ana tjetër kemi zgjedhur vetë rrugën e këshillimit dhe jo të gjobave. Kemi zgjedhur që të jemi mirëkuptues që tja lehtësonin barrën bizneseve që janë goditur nga kjo luftë.
E kemi ditur që numrat do rriteshin dhe do rriten sërish. Ne mund të disiplinojmë mbylljen, por nuk mund të kontrollojnë dot hapjen, pasi nuk mund të rrimë si ushtar për çdo njeri.
Unë nuk kam ndryshuar qëndrim. Ekonomia bie dhe ngrihet, për bukë nuk ka vdekur askush që nga koha e Skënderbeut. Por nëse vijojmë kështu do na duhet të mbyllemi sërish dhe pasojat do jenë më të mëdha.
Nuk dua ta çoj as nëpërmend këtë gjë dhe mbylljen. Jemi ende në kohë që të kontrollojmë armikun e padukshëm. Numrat janë shqetësues, por situata është nën kontroll dhe testet janë rritur.
Puna në spitale është njësoj dhe nuk është ulur vigjilenca e tyre. Fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët dhe jo nga bluzat e bardha. Vendoset nga sa dhe si respektohen masat dhe nga distancimi social.