Sherr mes doganierëve në Sarandë, 34-vjeçari godet fizikisht kolegun, arresohet nga policia
Policia e Sarandës ka arrestuar një agjent doganor, pasi është përfshirë në një konflikt dhe ka goditur fizikisht kolegun e tij.
Në pranga ka rënë 34-vjeçari I. I., ndërsa ngjarja dyshohet për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim I. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, me profesion agjent doganier.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është përfshirë në një konflikt në datën 17.06.2020, në lagjen nr.4 Sarandë, ku në Portin e Sarandës dyshohet se ka goditur fizikisht një punonjës tjetër doganier, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.