Sarandë: Nga 5 qershori ndalohet parkimi në “Rrugën e Flamurit” dhe në segmentin e shetitores para Bar “Limani”

Bashkia e Sarandës ka dal sot me një njoftim ku thekson se do ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në “Rrugën e Flamurit”, si dhe në segmentin e shetitores përpara Bar “Limani”, pasi ato do të jenë të aksesueshme vetëm për këmbësorë.

NJFOTIMI I BASHKISË SARANDË.

Bashkia Sarandë njofton qytetarët e saj se,duke nisur nga data 5 qershor 2020, çdo ditë prej orës 19:00-01:00, do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në “Rrugën e Flamurit”, si dhe në segmentin e shetitores përpara Bar “Limani”, pasi ato do të jenë të aksesueshme vetëm për këmbësorë.

Njoftohen bizneset të marrin masa për të realizuar veprimtarinë e tyre në kushtet e reja.