Rama jep lajmin e mirë për biznesin e vogël: Pa taksa deri në 2029

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sonte një lajm të mirë për të gjithë ata që kanë një biznes të vogël.

Në një intervistë për Blendi Fevziun, Rama tha se bizneseve që gjenerojnë të ardhura nga 0 deri në 140 mijë $ në vit, do paguajnë 0 taksë tatim fitimi deri në 2029.

Rama: Dua të them që ajo që është me vlerë për t’u thënë sot, t’i lëmë jo çfarë tha Rama jo çfarë tha Basha, ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj të thuhet është që ne shumë shpejt do ta ligjërojmë, nuk është premtim, biznesi i vogël, çdo shqiptar që krijon pune me biznes që gjeneron të ardhura deri në 140 mln lekë të vjetra në vit, do i heqim taksat deri në 2029.

Janë njerëz që e krijojnë punën nga zero, punësojnë mijëra persona, ata do paguajnë 0 tatim fitim deri në 2029, brenda planit Shqipëria 2030. Planin do ta prezantojmë brenda qershorit. Mos më kërkoni datë.