Pas tatim fitimit, hiqet edhe TVSH-ja për biznesin e vogël, Rama: Zero taksa deri në 2029
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas heqjes së tatim fitimit për biznesin e vogël deri në 2029, qeveria ka qëllim që të heqë edhe TVSH-në për këtë kategori po deri në 2029. Gjithashtu edhe për agroturizmin, ai tha se synohet të jenë 100% pa taksa.
“Nëse me jepni fjalën se ky do të jetë lajm në vete dhe të tjerët në vete do të përgjigjem. Por po ju them edhe njëherë se për ata që kanë dalë nga një situatë e vështirë, që kanë biznes të vogël, dhe që janë njerëzit praktikisht më shembullorë.
Ne në parlament do të cojmë rishikimin e buxhetit dhe dotë rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin, dhe jo për fushatë me fjalë, por me ligj. Jo për këtë vit, por deri në 2029, nuk do të kenë tatim fitimi.
Ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm, është e sigurt se ne do u heqim edhe TVSH-në, afatet dhe limitet do i konfirmojmë më tutje, deri në cilin nivel xhiroje.
Qëllimi është deri në 2029 të mos kenë as tatim fitimi as TVSH për biznesin e vogël. Të gjithë ata emigrantë, ta shikojnë Shqipërinë për të hapur një biznes të vogël për të ardhur dhe për të jetuar me familjen, më mirë sesa nga rropatja në emigracion.
Të gjitha projektet në agroturizëm të jenë 100% pa taksa, nuk diskutoj tarifat vendore, as sigurimet shoqërore.
Të vijnë të bëjnë atë që kanë bërë shumë emigrantë të marrin shtëpitë e gjyshit dhe sërgjyshit, të nxjerrin më shumë të ardhura se në Gjermani apo ku janë.
Brenda këtij sesioni biznesit të vogël ti themi nuk ke taksa, zero TVSH, je në pozicionin që respektohesh për punën dhe aleat i shtetit për të mbajtur kontrollin mbi biznesin e madh, që të voglin e përdor për evazion.
Nuk do të ketë më inspektorë të dera. Njerëz të lirë. Nuk e ka asnjë vend. Të gjitha ata me biznes të vogël” tha Rama.