“O shtet ku je…”, gazetari denoncon: Në Greqi është rritur me 6.8 € çmimi i pasaportës, nuk u ngopët nga gjaku i emigrantëve
Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka denoncuar rritjen e tarifës për marrjen e pasaportës nga qytetarët shqiptarë në Greqi.
Në një postim në mediat sociale, gazetari shkruan se tarifa e pasaportës ka shkuar në 148,8 euro.
Ai i bën thirrje shtetit që të reagojë e shton se tashmë emigrantët do kenë dhe 6,8 euro të tjera mbi kurriz.
“Pak kohë më parë emigrantët shqiptarë paguanin 142 euro për pasaportën dhe kartën e identitetit, por ambasada i detyronte emigrantët që ti derdhnin parat e rinovimit në bankat greke kundrejt një pagesë prej 2.5 euro”, shton ai. Zinxhira më tej bën me dije se të gjithë emigrantët kartën e identitetit duhet të shkojnë e ta marrin në ambasadë, por pasaportën nuk mund ta tërheqin dot.
REAGIMI I PLOTË
Ç’mënduria alla-shqiptarçe: Rritet tarifa e pasaportës në 148,8 euro..! O shtet ku je…Edhe 6.8 euro të tjera në kurriz të emigrantëve shqiptarë. Kjo është një vjedhje moderne, akoma nuk u ngopët nga mundi dhe gjaku i emigrantëve…?
Kjo është çmënduria e radhës që u bëhet emigrantëve tanë në Greqi, një çmënduri që vetëm një emër ka, zhvatje apo vjedhje në mes të ditës. Pak kohë më parë emigrantët shqiptarë paguanin 142 euro për pasaportën dhe kartën e identitetit, por ambasada i detyronte emigrantët që ti derdhnin parat e rinovimit në bankat greke kundrejt një pagesë prej 2.5 euro.
Sot vazhdon çmënduria e radhës po këta radhë me një tarifë plus prej 6.8 euro në kuriz po të emigrantëve me justifikimin se pasaporta di ju vejë në shtëpi, por…
Sikur të mos mjaftojë kjo çmënduria tjetër është se pasaporta nuk u vjen në shtëpi emigrantëve sëbashku me kartën e identitetit edhe pse këta kanë paguar tarifën plus 6.8 euro pa u pyetur fare. Tarifa 6.8 euro brenda Athines edhe 1km larg, nuk eshte çmenduri? Kartën e identitetit duhet të shkojnë e ta marrin në ambasadë, pra ka vend për të marrë kartën por jo pasaportën.
Gjithashtu theksohet se vetem një e treta e godinës së ambasadës shfrytëzohet, por janë zhvatesit apo banditë që nuk lejojnë menaxhimin sa me te mirë të kësaj situate. Megjithatë emigrantët edhe kete radhe duhet të fusin gjithnjë e më thellë dorën në xhepin e tyre përball këtij korrupsioni të paparë më parë…
Më e keqja eshte se heshtin shoqatat heshtin strukturat politike heshtin te gjithe… Paradoks apo…?