“Mesazhe”me tritol në Vlorë, lëndë plasëse pranë banesës së vlonjatit të dënuar
Në Vlorë është rikthyer metoda e dërgimit të mesazheve përmes tritolit. Vetëm për qershorin janë shënuar tre raste të ngjashme.
Kjo pako me eksploziv e lidhur me fitil u gjet pranë një banese në Vlorë.
Bomba artizanale sipas policisë u gjet pranë shtëpisë së Gramos Habilaj në zonën e Ujit të Ftohtë.
Dyshimet janë se ngjarja është një paralajmërim për një prej dy djemve të Gramoz Habiljat, i cili vuan një dënim për një aksident me pasojë vdekjen e dy personave.
Lënda ekspozive siç tregon një fotografi e siguruar nga Ora News ka qenë në sasi të madhe, dhe po të shpërthente do të shkaktonte dëme të mëdha materiale në zonë.
Nga ana tjetër mbetet e paqartë nësë ajo është lënë aty vetëm për të dërguar një mesazh kërcënimi, apo autori nuk ka arritur ta ndezë.
Ky është rasti i tre i dërgimit të mesazheve me tritol në Vlorë.
Më 4 qershor, një sasi ekspozivi u shpërthue mes dy objekteve ku banojnë dy gjyqtar dhe një prokuror në lagjen “28 Nëntori”.
Një ditë ditë më herë, një sasi ekspozivi u gjet para një lokali në të njëjtën zonë.
Për dy rastet e mëhershme, policia e Vlorës ka dështuar të zbulojë autorët.