Merren 25 tamponë në Gjirokastër, kontakte të 67-vjeçarit të prekurit me Covid-19
Merren 25 tamponë nga kontaktet e 67-vjeçarit gjirokastrit të prekur me koronavirus.
Burimet nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor të Gjirokastrës konfirmojnë se sot janë marrë tamponë nga 25 persona të cilët janë familjarë, të afërm dhe kontaktet që ka pas 67-vjeçarit S.Demo nga lagjja Dunavat i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Infektivit në kryeqytet.
Tamponët janë dërguar mesditën e sotme në drejtim të kryeqytetit për të vërtetuar nëse dikush prej tyre mbartin virusin e rrezikshëm.
Burimet nga NJVKSH konfirmojnë se 67-vjeçarit Demo, është shtruar në Spitalin e Infektivit në kryeqytet para 10 ditëve pasi është mbajtur nën kontroll të rreptë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës si pasojë e një hepatiti akut që e preku.
Në kryeqytet 67-vjeçari mesa duket është prekur nga Covid-19 pikërisht nga stafi mjekësor apo ndonjë person tjetër të mbartte virusin e rrezikshëm.
Mësohet se situata shëndetësore e 67-vjeçarit nga Dunavati është stabël deri në këto momente ndërkohë që priten nesër përfundimet e analizave për të 25 personave që iu mor tamponi ditën e sotme në Gjirokastër.