Ksamili, destinacioni i preferuar i pushuesve këtë fundjavë
Fundjava ka qenë e mbi populluar në Sarandë ku shumë pushues kanë zgjedhur të pushojnë në këtë qytet.
Plazhi i Ksamilit ka pasur mjaft turistë të cilët kanë shijuar detin dhe motin e mrekullueshëm të së dielës.
Siç shihet dhe në foton e mësipërme shezllonet janë të mbushura plot dhe qytetarët duket se kanë lënë pas dhe frikën ndaj koronavirusit, pavarsisht shifrave të larta që raportohen ditët e fundit nga Ministria e Shëndetsisë.
Në ditët në vijim pritet që numri i turistëve vendas dhe të huaj në Ksamil dhe në Sarandë do të rritet edhe më shumë. /Sarandanews.com/