Konfirmohen dhe 3 raste pozitive me koronavirus në Delvinë, shkon në 11 numëri i të infektuarve
Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë pas anilazave të 16 tamponëve të marrë ditën e djeshme.
KBëhet fjalë për 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre, të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit të prekur në këtë qytet me COVID-19.
Personat në fjalë kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore, ku kanë qëndruar edhe gjatë natës në një ambient të mbyllur.
Dje u identifikuan 6 raste të reja, mes tyre një punonjës i bashkisë në këtë qytet, duke e çuar në 11 numrin e të prekurve me këtë virus.