Kërkuan largimin e Konsullit grek, ja gjoba e majme që do paguajnë ‘Djemtë e Labërisë’
Protesta e zhvilluar ditën e sotme në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër nga disa shoqata patriotike që kërkonin shpalljen të padëshirueshëm të konsullit grek të Gjirokastrës, Lambros Kakkisis u pasua me një gjobë të majme karshi organizatorëve.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër, nisur nga shkelja e respektimit të distancës midis njerëzve ka vendosur shumën e majme 50 milionë lekë gjobë për organizatorët e tubimit
Menjëherë pas përfundimit të protestës organizatorëve iu dërgua fleta e gjobës.
Kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri u shpreh se nuk do të ketë tolerime nëse cënohet siguria e njerëzve.