I ati i prekur me COVID-19/ Maturantja në Gjirokastër nuk lejohet të jap provimin e matematikës
Një maturante në Gjirokastër nuk është lejuar të jap sot provimin e matematikës të maturës shtetërore, pasi rezulton se në familjen e saj ka një të prekur me covid-19.
I prekur është babai i saj dhe për këtë arsye familja është e karantinuar dhe nuk lejohet dalja e tyre, gjithashtu edhe sipas protokolleve të sigurisë të maturës shtetërore, nxënësit që vijnë nga familje me persona të prekur duhet ta deklarojnë atë dhe nuk do të lejohen të hyjnë në shkollë.