Hyseni dhe Qilimi ndjekin nga afër punimet e rrugës Fushë Verri-Kalasë
Deputeti i rajonit të Sarandës Alket Hyseni së bashku me kryetaren e bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi kanë zhvilluar një takim me banorët e Kalasë si dhe ndjekur ecurinë e punimeve të rrugës që po rikonstruktohet.
“Takim spontan me banorë të Kalasës, gjatë inspektimit të punimeve???? për rehabilitimin e rrugës tejet të amortizuar.
Së bashku me Majlindën dhe Flamurin, përfaqësues të kompanisë së ndërtimit dhe banorët diskutuam për të siguruar financimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e cilësisë së kësaj rruge, kaq shumë e rëndësishme për jetesën e fshatrave Kalasë dhe Tatzat”, shprehet Hyseni. /Sarandanews.com/