Gjiknuri flet për akuzat dhe “çunat problematikë”: Sa më lart të ngjitesh, aq më shumë të godasin
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur sot për akzuat që janë bërë në adresë të tij për falsifikimin tek Unaza e Re dhe për zgjedhjet lokale në Dibër.
Në një intervistë në Zonë e Lirë, Gjiknuri u shpreh se kur ngjitesh larg të godasin.
“Ka një parim, kur ngjitesh lart të godasin, kur je në pushtet të godasin. Por për sa i përket akuzave, Prokuroria i ka hetuar dhe ka thënë që janë akuza politike.
Është hetuar dhe falsifikimi tek Unaza e Re dhe nuk gjetën asnjë lidhje me mua. Por akuza do ketë sa herë bën gjëra të mira do të godasin”, tha deputeti i PS.
Më tej i foli dhe për “çunat problematik” dhe përgjimet për zgjedhjet lokale të Dibrës, duke shtuar gjithçka që ka bërë Prokuroria ka bërë një paligjshmëri.
“Por po të flasim për Dibrën është një përgjim i paligjshëm, që përgjuan gjysmën e shtetit. I ka përgjuar Prokuroria e Krimeve të Rënda, por nuk i takon. Por po të futesh e të përgjosh të gjitha shtabet politike këto gjëra ndodhin, ka dhë më shumë”, u shpreh më tej Gjiknuri.