Edi Rama bën tre paralajmërimet për qytetarët dhe bizneset
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për qytetarët që bëjnë grumbullime qoftë politike për jo vetëm, ndërsa tha se do të ndalohen kategorikisht, dhe shkelësit e protokollit do të ndëshkohen me gjoba.
Gjithashtu ai ka paralajmëruar edhe qytetarët që dalin në grup dhe nuk ruajnë distancën fizike pavarësisht se lëvizja e lirë dhe pa autorizime do të vijojë.
Kryeministri tha gjithashtu se bizneset që nuk do të respektojnë protokollin e sigurisë nëpër vendet ku ushtrojnë aktivitetet e tyre, dhe moszbatimi i tyre do të çojë në gjoba por edhe heqje lirie.
“Fatin e kësaj luftë e vendosin qytetarët, nga si dhe ku sillen, respektin mbi protokollet dhe ndjekjen e tyre. Distancimi në këtë normalitet që s’do ishte i tillë përpara se të futemi këtu. Nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë, asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik, vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e padiskutuar dhe e garantuar, liria e të shprehurit e pa cënuar.
Policia e shtetit duhet dhe do të bëjë detyrën, pa bërë asnjë dallim kujtdo qoftë dhe sidoqoftë. Kush merr pjesë në grumbullime më shumë se nga protokollet e sigurisë, do të penalizohen në bazë të ligjit.
Bizneset përveç gjobave rrezikojnë edhe heqjen e lirisë në rast se kapen në shkelje të protokolleve. Qytetarët të qarkullojnë pa kufizime dhe leje, por do penalizohen për shkeljen e rregullave të thjeshta të distancimit social”, tha ndër të tjera kryeministri gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale.