Djemtë e Sarandës nuk vonojnë, djegin flamurin grek në mes të qytetit
Pas ngjarjes së djeshme ku një mínoritar grek nga Finiqi ka publikuar një video duke djégur flamurin shqiptar, djemtë e qytetit të Sarandës i janë kundër përgjigjur duke djégur flamurin e Greqisë.
Por reagimi i tyre nuk kaq mbaruar me kaq, ata kanë shpérthyer edhe në të shára ndaj grekëve dhe janë shprehur se janë duke e kërkuar mínoritarin që dógji flamurin shqiptarë por nuk e kanë gjetur dot.
Për ngjarjen e ndodhur kundër flamurit shqiptar, ditën e nesërme është paralajmëruar një prótestë në qytetin e Gjirokastrës rreth orës 10:00.
Kujtojmë se Manolis Vitos nga Finiqi minoritar grek, ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video duke djégur flamurin shqiptar.
Pas një verifikimi të bërë nga anti-térrori ka rezultuar se videoja është bërë një vit më parë, ndërsa është publikuar në rrjetet sociale ditën e djeshme.
Minoritari djegien e falmurit e ka shoqëruar me thirrje ndaj shqiptarëve.
“Këtë flamur e mora nga zyrat e OMONIA-s sepse nuk meriton që të qëndrojë atje dhe po e djég. Këtu jemi në Sarandë, jemi në Vorio Epir dhe kam gjetur këtë léckë dhe shikoni sesi po dígjet, ku janë patriotët dhe nacionalistët shqiptarë?” shkruan ai.