Djegia e flamurit shqiptar në Sarandë, FRPD dënon veprimin: Nuk i cënon aspak marrdhëniet mes dy vendeve
FRPD Sarandë ka reaguar pas djegjes së flamurit shqiptar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës nga minoritari Manolis Vitos.
FRPD Sarandë e ka quajtur këtë veprim si të tuprshëm që synon të cënojë mardhëniet e shkëlqyera që ka Shqipëria dhe Greqia.
“Djegia e dy flamujve tane kombetar ishte nje gjest i turpshem, i shemtuar dhe provokues qe ka ndodhur gjate mbremjes se djeshme ne qytetin e Sarandes.
Nje turp per njerezit qe ndermarin iniciativa te tilla raciste dhe percarese.
Dashakeqesi dhe provokim i drejteperdrejte ndaj simboleve tona kombetare, ndaj vlerave dhe virtyteve tona.
Veprime te tilla nuk i cenojne aspak marrdheniet e shkelqyera mes dy vendeve tona dhe aq me teper marrdhenien midis popullit shqiptar dhe minoritetit grek”, thuhet në deklaratën e FRPD Sarandë. /Sarandanews.com/
Ky është momenti kur minoritari grek i vë flakën flamurit shqiptar në mes të Sarandës
Posted by Sarandanews.com on Monday, June 15, 2020