Deputeti “xhentëlmen” nga Saranda sfidon kryeministrin: Të mblidhemi në tubim në Gjirokastër

Kostaq Papa i njohur ndryshe si deputeti “xhentëlmen” ka sfiduar kryeministrin Edi Rama pas thirrjes së tij për ndalim të manifestimeve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Papa thotë se pjesëmarrja në manifestime është detyrim dhe domosdoshmëri për cilindo, ndërsa bën thirrje që të gjithë të bëhen bashkë në datën 17 në Gjirokastër.

“Motra e vllezër shqiptarë

Pjesmarrja në tubime e manifestime paqësore është detyrim dhe domosdoshmëri për cilindo Atdhetarë!

Dhe pse nuk jam organizator manifestimi, e quaj detyrim të them diçka me rëndësi e që ka të bëj me nervin kombëtar dhe solidaritetin!

Kush atdhetarë është afër duhet më datën 17 të jet në manifestim në Gjirokastër!

Kush nuk ka mundësi të jet për arsye të largësisë apo arsye tjetër madhore, duhet në një mënyrë apo në një tjetër të zvendësoj pjesmarrjen me një pjesmarrës tjetër në manifestimin paqësor që vendi secilit në aktivitet të mos jet bosh.

Besoj se e kuptojmë të gjithë : bëhet fjalë për autobuzat që nisen nga qytete të ndryshme të Shqipërisë; Prishtina, Tirana, Prizreni, Vlora etj. Autobuzat apo biletat e tyre duhen plotësuar!

Mirrni masat për sukses të garantuar të manifestimit të madh kombëtar!

Manifestimi kombëtar monitorohet nga institucionet e pavarura e çdo gjë do shkoj ashtu si duhet!

Mirë do ishte të jini të pajisur me maska për të respektuar protokollin shëndetësor dhe distancën sociale!
Manifestimi paqësor do ja arrij qëllimit !

Rroftë Shqiptaria!
Poshtë provokatorët dhe armiqtë tanë!

KOSTAQ PAPA PhD
Deputet i Tiranës dhe Emigracionit”, shkruan Kostaq Papa.