Deputeti karizmatik nga Saranda godet sërish: Nuk merrem me asnjë për b***lëpirje, largohem nga…
Deputeti i opozitës së re parlamentare, Kostaq Papa është larguar nga grupimi demokrat.
Gjatë fjalës së tij, në seancën e sotme plenare, deputeti Papa akuzoi për pseudodemokraci grupimin ku bën pjesë, të cilët tha se veprojnë në bazë të përfitimeve personale.
“E lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin.
Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për bythë lëpirje”, deklaroi Papa.