COVID-19/ DVSHP Sarandë ka marrë tamponët e familjarëve të 23 vjeçarit me banim në Manastir
Rikthehet Covid-19 në Sarandë. I infektuari i dytë pas shtetases Ukrainese është një 23 vjeçar me banim në Manastir, Ksamil.
I riu, i cili ka shfaqur simptoma është nisur menjëherë drejt Covid 1 në Tiranë.
DVSHP Sarandë ka marrë tamponët e familjarëve të cilët janë karantinuar.
Sipas burimeve 23 vjecari nuk kishte dal jashte qytetit, dhe ditët e fundit kishte frekuentuar disa kafene në Ksamil.